Presidenti amerikan, Donald Trump pas arrestimit të Nicolás Maduro, ka paralajmëruar edhe presidenten e Meksikës Claudia Sheinbaum, duke thënë se kartelët e drogës po e drejtojnë Meksikën. Deklaratat e Trump erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi.
Ai shtoi se diçka duhet bërë me Meksikën, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës.
“Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën – kartelët janë ata që e drejtojnë”, deklaroi Trump.
Trump, i cili ka qenë shpesh kritik i qeverive të vendeve latinoamerikane për moskontrollin e krimit të organizuar, theksoi se situata në Meksikë është alarmante dhe ka pasoja jo vetëm për vendin, por edhe për Shtetet e Bashkuara, për shkak të trafikut të drogës dhe krimit që kalon kufirin.
Ekspertët e sigurisë vënë në dukje se kartelët e drogës kanë ndikim të madh në Meksikë, duke operuar në mënyrë të hapur dhe duke ushtruar presion mbi politikanët lokalë dhe qeverinë qendrore. Megjithatë, ata theksojnë se përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin nuk janë të pakta dhe përfshijnë bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
