Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve.

Kjo ditë shihet si e veçantë nga çiftet, të cilat shkëmbejnë urime dhe dhurata, duke krijuar momente romantike mes tyre.

Por si çdo ditë tjetër edhe Shën Valentini e ka një histori?

Shën Valentini ose Dita e të Dashuruarve është dita në të cilën çiftet fetojnë me partnerin/en dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Ata kalojnë momente të bukura dhe romantike, duke treguar kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, Zoti i dashurisë.

Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë, i cili vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit.

Perandori i atëhershëm i Romës, Klaudio, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë, për t’i shërbyer vendit.

Nga ana tjetër, meshkujt nuk e dëshironin këtë pasi do t’i mbante larg nga familjet e tyre dhe partneret.

Kështu perandori i Romës anuloi të gjitha martesat dhe fejesat  asaj kohe. Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.