Një përleshje e dhunshme mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në burgun e Domokos në Greqi, duke çuar në transferimin e shtatë të burgosurve për ndihmë mjekësore në spitalin e Lamisë. Dy prej tyre janë ende të shtruar.

Incidenti ndodhi në një krah të Qendrës së Paraburgimit dhe përfshiu një përplasje midis të huajve, shqiptarëve dhe pakistanezëve. Një 32-vjeçar pakistanez ka pësuar plagë të rënda në trup dhe në kokë, përfshirë një goditje me thikë në bark.

Të plagosurit e tjerë, gjashtë në total, kanë marrë trajtim për dëmtime të ndryshme, duke përfshirë të nxira dhe lëndime nga sende të mprehta. Autoritetet kanë njoftuar Prokurorinë kompetente të Lamisë dhe janë ngritur procedura për hetimin e ngjarjes.