Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat francez, ku një grua i ka këputur organin gjenetal bashkëshortit të saj, pasi e akuzonte për tradhti.
Mësohet se çifti, të dy 36-vjeçarë, kishin konsumuar alkol dhe në gjendje të dehur kishin nisur një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pasi gruaja nisi ta akuzonte se ai e kishte tradhtuar gjatë një nate kur ai kishte dalë me shokët e tij.
Debati më pas degradoi në dhunë, kur gruaja i kapi organin gjenetal, duke e tërhequr fort, e duke e lënë burrin të gjakosur me dhimbje të tmerrshme. Ai u dërgua duke bërtitur në spital, teksa raportohet po ashtu që gruaja i kishte kafshuar dhe veshin, duke e gjakosur.
Gruaja është akuzuar për sulm të rëndë, ndërsa bashkëshorti po përballet edhe me akuzat e veta për sulm ndaj gruas së tij, pasi ajo kishte shneja dhune në trup.