Njerëz të vdekur tqë nxirren nga rrënojat, familjarë me sytë nga ndërtesat e shkatërruara për të gjetur të afërmit e tyre, kjo është panorama që vjen nga Turqia dhe Siria, dy vendet të cilat ditën e hënë u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë që shkaktoi dhjetëra mijëra viktima dhe të paktën 65 mijë godina të shkatërruara. Pikëpyetjet që shtrohen janë se cili është përgjegjësi i gjithë kësaj situatë tragjike dhe katastrofale. Analisë e gazetarë të njohur turk kanë kritikuar hapur kontraktorët që ndërtuan ndërtesat që u rrafshuan sa hap e mbyll sytë. Disa prej tyre kanë sulmuar edhe udhëheqësin turk Rexhep Taip Erdogan. Një prej tyre ka qenë prezantuesja e kanalit pro-qeveritar ‘Show TV’, Dilara Gonder e cila pasi ka shpërthyer në ofendime ndaj përgjegjësve ka dhënë dorëheqjen. Ajo është shprehur se fajin për fatkeqësinë nuk e ka tërmeti por ata që kanë ndërtuar pallatet e godinat dhe kanë dhënë lejet, shkruajnë mediat turke.
“Shikoni si u varrosën njerëzit. Kush e ka fajin për këtë, fati, natyra? E them sërish, përgjegjës janë inxhinierët, firma e ndërtimit dhe ai që ka dhënë miratimin”, tha ajo.
Disa orë pas këtij shpërthimi, ajo vetë njoftoi përmes Twitter njoftoi se do të jepte dorëheqjen.
“Është e vështirë të shkruash, heq dorë! Dua të falënderoj të gjithë partnerët e mi dhe Ciner Media Group për mundësinë që më ka ofruar deri më tani”, tha ajo.
Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit. Përpjekjet e skuadrave të huaja që erdhën në rajonin e goditur nga tërmeti janë vlerësuar shumë pasi kanë dhënë shumë lajme të mira deri më tani. Më shumë se 1,100 personel kërkimi dhe shpëtimi dhe mbi 70 qen të trajnuar posaçërisht marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit brenda fushëveprimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.