Një grua nga Afrika e Jugut, Racquel “Kelly” Smith, është dënuar me burgim të përjetshëm, së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj, për trafikimin e vajzës së saj 6-vjeçare, Joshlin Smith.

Vajza u zhduk në mënyrë misterioze në shkurt të vitit 2024 pranë Cape Town, dhe pavarësisht kërkimeve intensive, ajo ende nuk është gjetur.

Dënimet erdhën pas një gjyqi gjashtë-javor që tronditi opinionin publik në Afrikën e Jugut, me dëshmi dhe akuza të rënda ndaj Smith dhe dy të tjerëve, të dashurit të saj dhe një miku.

Autoritetet policore konfirmuan se kërkimi për vajzën do të vazhdojë edhe jashtë kufijve të vendit.