NATO ka pezulluar aktivitetet stërvitore për misionin e saj të udhëhequr nga NATO në Irak (NMI, i nisur në vitin 2018) dhe ka tërhequr afërsisht 600 personel.
Uebsajti irakian i lajmeve “Iraqi News” raporton se vendimi i Aleancës për të pezulluar misionin vjen pas përshkallëzimit të krizës së shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë e personelit ushtarak të huaj të vendosur në Irak.
Zyrtarë, e cituar nga “Iraqi News”, thanë se pezullimi është i përkohshëm.
Dje në mëngjes, më 19 shkurt, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, duke theksuar nevojën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të promovuar diplomacinë.
Al-Sudani i këshilloi vendet anëtare të NATO-s të shmangin përfshirjen aktive në luftë.


