Gjatë viteve të fundit, NASA ka ndjekur nga afër lëvizjen e masave të akullit në Edgeøya, një ishull në juglindje të Svalbard, në Norvegji, me fokus të veçantë te akullnaja Stonebreen.
Zona, e cila është kryesisht e pabanuar, karakterizohet nga sipërfaqe të gjera akulli që ndryshojnë dhe lëvizin gjatë gjithë vitit. Sipas agjencisë hapësinore amerikane, këto lëvizje periodike quhen “pulse”, ose impulse dhe përfaqësojnë përshpejtim të përkohshëm të rrjedhës së akullit.
NASA i ka paraqitur këto ndryshime me ngjyrë të kuqe në një grafik të animuar të publikuar në faqen e saj zyrtare, duke ilustruar qartë ritmin dhe intensitetin e lëvizjes së akullnajës në periudha të ndryshme.
Monitorimi i vazhdueshëm i akullnajave në rajonet polare ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe dinamikën e akullit në Arktik.
