Shtatë murgj budistë kanë humbur jetën në një aksident tragjik me teleferik gjatë natës në Sri Lanka, teksa po udhëtonin drejt Manastirit Na Uyana. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi pasi kablloja e teleferikut u këput, duke shkaktuar rënien e kabinës në të cilën ndodheshin gjithsej 13 murgj. “Dy murgj të shpëtonin me lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë janë në gjendje kritike. Shtatë persona kanë ndërruar jetë,” deklaroi një zyrtar i policisë.

Ndër viktimat ndodhen murgj nga India, Rusia dhe Rumania, të cilët po udhëtonin drejt Manastirit Na Uyana, një qendër e njohur meditimi që ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të Kolombos. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të vlerësuar sigurinë e sistemit të teleferikut që lidh zonat malore me manastirin.