Një i ri 18-vjeçar, Deng Chol Majek, është akuzuar për vrasje pas vdekjes tragjike të Rhiannon Skye Whyte, një gruaje 27-vjeçare që punonte në një hotel ku strehoheshin azilkërkuesit në Britani.
Incidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Bescot në Walsall të dielën në mbrëmje, pas një grindjeje që dyshohet se kishte ndodhur për një pako biskotash në hotelin Park Inn by Radisson.
Majek, i cili besohet se ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në korrik me një varkë të vogël, fillimisht u arrestua për tentativë vrasjeje, por akuza u ndryshua në vrasje pas vdekjes së zonjës Whyte në spital. Ai pritet të paraqitet në gjykatën e Wolverhampton Crown më 19 nëntor përballë këtyre akuzave.
Rhiannon Whyte u godit me thikë dhe u gjet pa ndjenja në stacionin hekurudhor, ku u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndëroi jetë të mërkurën, rrethuar nga familja e saj. Familja e saj ka bërë homazhe emocionuese, duke e përshkruar si një person të guximshëm dhe të dashur, që ishte gjithmonë aty për të tjerët.
Nicholas Coates, Zëvendës Kryeprokurori i Kurorës për CPS West Midlands, konfirmoi se Majek do të përballet me akuzat për vrasje dhe posedim të një arme fyese. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e viktimës në këtë kohë të vështirë.