Një 23-vjeçare ukrainase Anastasiia Alashri humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë nga ish- bashkëshorti. Pas kryerjes së krimit ai u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të kapej.
Vajza me origjinë nga Ukraina kishte mbërritur në Itali në muajin mars, bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj 3-vjeç për t’i shpëtuar luftës.
Sipas autoriteteve, muajt e fundit, marrëdhënia mes Alashrit dhe bashkëshortit të saj , një 32-vjeçar egjiptian, ishte bërë gjithnjë e më acaruar dhe vajza kishte shprehur dëshirën për t’u ndarë. Ajo punonte në një restorant në Fano, por të dielën nuk ka shkuar në punë dhe kështu është ngritur alarmi.
Kërkimet kanë zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes, derisa mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit dhe karabinierët kanë gjetur trupin e pajetë, i cili kishte plagët me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Pak ditë më parë, më 11 nëntor, e reja iu drejtua policisë për të denoncuar përndjekjes dhe dhunës që kishte përjetuar nga i shoqi prej disa kohësh. Një situatë që e kishte shtyrë të renë të largohej nga shtëpia dhe të strehohej te një shoqe dhe kolege e punës.
Të dielën e 13 nëntorit, në mëngjes, ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e saj për të marrë disa sende personale, ku pikërisht aty takoi ish-bashkëshortin, me të cilin filloi të debatonte. Dhe që nga ai moment ajo humbi gjurmët.
Zhdukja e saj u denoncua nga një mik, ku më pas nisën dhe kontrollet, më pas trupi i pa jetë i Alashrit u gjet një zonë rurale të Fanos. Kërkimet nisën menjëherë pas ngjarjes ku u bë e mundur dhe kapja e autorit të dyshuar, ish-burrit të saj. Prokuroria Publike e Pesaros lëshoi një urdhër ndalimi për veprën penale të vrasjes. Vrasësi i dyshuar më pas u dërgua në burgun e Bolonjës.