Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Indonezi ku një shkollë fetare është shembur dhe ka shkaktuar vdekjen e disa nxënësve.

Sipas raportimeve të mediave të huaja ndërtesa ishte pa leje ndërtimi dhe rreth 99 fëmijë ndodhen akoma nën rrënoja ndërsa deri tani janë raportuar 3 të vdekur.

Drejtori i shkollës ka reaguar duke kërkuar ndjesë dhe duke thënë se ngajrja ishte një vullnet i Zotit.

Fëmijët ishin në mes të lutjes kur ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ndodhi tragjedia.