Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Athinë dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë është regjistruar me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, ndërsa më pas është pasuar nga një tjetër lëkundje më e fortë.
Instituti Gjeodinamik i Athinës bën të ditur se janë regjistruar gjithsej tre goditje sizmike, me magnituda që variojnë nga 4.3 deri në 5.3 Rihter. Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në zonën Mandudi, Evia, pranë Kalkidhës, me një thellësi rreth 5 kilometra, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe në Athinë.
Autoritetet greke deri tani nuk raportojnë për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet sizmologjike.
