Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar rreth mesditës së së martës në zonën detare pranë ishullit Skiathos.
Të dhënat nga Instituti Gjeodinamik i Athinës tregojnë se epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 3 kilometra në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia e tij ishte relativisht e ulët, rreth 5 kilometra.
Dridhjet janë ndjerë në një hapësirë të gjerë përreth, përfshirë edhe zona në veri të Atikës. Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, ndërkohë që autoritetet përkatëse po ndjekin nga afër zhvillimet.
