Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas informacioneve paraprake, epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar rreth 10 kilometra.
Pas lëkundjeve, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) aktivizoi një paralajmërim për rrezik cunami, duke bërë të ditur se valë mund të preknin zonat bregdetare deri në 300 kilometra larg epiqendrës.
Lëkundjet u ndjenë edhe në vendet fqinje, përfshirë Guatemalën dhe El Salvadorin. Në kryeqytetin e Guatemalës, banorët raportuan lëkundje të forta të ndërtesave, ndërsa disa ambiente u evakuuan si masë sigurie.
🔴 #BREAKING: URGENT: Seismic warning sirens echoed across Guatemala as powerful shaking from the major earthquake off Mexico’s coast was felt across the region.#Mexico #Guatemala #Earthquake #PuertoMadero #SeismicWarning #BreakingNews https://t.co/axDXEbbJW5 pic.twitter.com/qRDEZHpzZz
— The Globe & News (@TheGlobeNewt) July 17, 2026
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa që lëkunden gjatë momentit të tërmetit, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ekipet e emergjencës dhe institucionet përkatëse po monitorojnë pasojat e mundshme të ngjarjes sizmike.
🚨 MORE QUAKE FOOTAGE EMERGES
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
Newly surfaced footage captures the intense shaking caused by the 7.4M earthquake in Mexico, with structures swaying and residents evacuating moments after the quake struck.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic… pic.twitter.com/6icf1BHqJB
