Të paktën 20 persona mbetën të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë pjesëmarrësish gjatë një festivali në New Iberia, në shtetin e Louisiana, sipas një raporti paraprak nga autoritetet lokale.
Ngjarja ndodhi gjatë një eventi që festonte Vitin e Ri Budist në Laos, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe hetimet janë në vijim. Zëdhënësja e sherifit, Rebecca Melanchon, tha për Reuters se nuk ka indikacione që incidenti të ketë qenë i qëllimshëm.
Sipas zyrës së sherifit, shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Testi tregoi një përqendrim alkooli në gjak prej 0.137%, ndërkohë që limiti ligjor në shumicën e shteteve amerikane është 0.08%.
57-vjeçari Todd Landry është akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim të lëndimeve trupore nga pakujdesia.
Top Channel
