Një aksident tepër i kushtueshëm ka ndodhur në Monako, ku një shofere ka përfshirë katër automjete luksoze, duke shkaktuar dëme prej 1.2 milionë eurosh.

Aksidenti ndodhi pranë kazinosë më të famshme në Monte Carlo dhe përfshinte makina të markave Bentley, Aston Martin, Ferrari, Rolls Royce dhe Porsche.

Në një video të postuar në internet, shihet shoferja në një makinë ngjyrë blu që përplaset me katër makinat e shtrenjta, duke shkaktuar panik dhe zhurmë të madhe.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati të lënduar, por dëmet materiale ishin të konsiderueshme, duke i dhënë një goditje të rëndë pronarëve të automjeteve luksoze.

View this post on Instagram

A post shared by Auto Market Australia (@automarketaustralia)