Një moment tronditës ka ndodhur në Brazil ku një grua ka shtypur aksidentalisht pedalin e gabuar ndërsa parkonte, duke bërë që makina e saj të lëvizë përpara dhe të përplasë një burrë pas murit. Pamjet e kapura tregojnë gruan duke drejtuar një automjet tip, Volkswagen Golf të kuq, përgjatë një rruge në Camboriu, Brazil.

Ajo ngadalë ndalon makinën në një vend parkimi në anën e djathtë të rrugës, vetëm pak metra larg një burri të mbështetur në mur. Makina nuk ndalet dhe papritur nxiton përpara. Burri është bllokuar midis parakolpit të automjetit dhe murit pas tij.

Ende e lidhur me rripin e sigurimit, shoferja hap derën me shpejtësi dhe shikon poshtë pedalet e hutuar. Burri arrin të lirohet pak çaste më vonë. Mediat e huaja thonë se, burri nuk pësoi lëndime serioze.

