Mehmet Ozyurek, njeriu me hundën më të gjatë në botë, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Mehmeti nga Turqia ishte i njohur dhe i dashur për dëshirën e tij për jetën dhe shpesh fliste se sa “i bekuar” ishte që kishte një hundë që thyente rekord.
Atij iu dha titulli si njeriu me hundën më të gjatë tri herë në vitin 2001 në Guinness World Records: Primetime në Los Angeles, përsëri në 2010 në xhirimet e “Lo Show dei Record” në Itali dhe në 2021. Çdo herë, matja e hundës së tij ishte 8.8 centimetra.
Rekordmeni u sëmur dhe pësoi një atak në zemër para se t’i nënshtrohej një operacioni javën e kaluar. Mjekët kanë ndërhyrë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Ai kishte gjithmonë një simpati për tiparin e tij unik, edhe pse ishte tallur ashpër për të në rini.
“Shokët më thërrisnin hundë madhi për të më mërzitur. Zoti më bëri në këtë mënyrë, nuk mund të bëhet asgjë në këtë situatë. Mësova të jetoj në paqe me fizikun tim. Disa bëhen martirë, disa kryeministra dhe disa bëhen mbajtës të rekordeve Guinness”.- thoshte dikur ai.