Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth Social”.
Postimi vjen nga një profil anonim, i cili pretendon se ish-presidenti Joe Biden është vrarë në vitin 2020 dhe është zëvendësuar me një klon ose robot.
Ky pretendim është pjesë e një serie teorish konspirative që qarkullojnë prej kohësh në internet, veçanërisht në forume dhe grupe të ekstremit të djathtë. Kjo nuk është hera e parë që publikohen video ose imazhe që sugjerojnë se Biden është në fakt një person tjetër i maskuar.
Postimi i rishpërndarë nga Trump ka ngjallur reagime të forta në rrjet, ku shumë përdorues e kanë kritikuar për përhapjen e informacionit të rremë, ndërsa të tjerë e kanë marrë me ironi.
Nga ana e ekipit të Trump nuk ka pasur ende ndonjë reagim zyrtar për arsyen e shpërndarjes së këtij materiali konspirativ.

