Në Osnabrück të Gjermanisë, një burrë rreth të 70-ave kishte kaluar katër ditë i mbyllur në ashensorin e shtëpisë së tij. Për shkak të një prishje, ashensori mbeti jashtë funksioni dhe as butoni i thirrjes së urgjencës nuk punoi. Gjatë gjithë kësaj kohe, i moshuari qëndroi pa ushqim, ujë dhe pa asnjë mjet komunikimi. Vetëm pas katër ditësh, i biri u alarmua dhe së bashku me policinë dhe ekipin e shpëtimit arritën ta nxjerrin nga aty. Forcat e emergjencës u detyruan të hapin me forcë ashensorin për ta liruar burrin e lodhur.

Autoritetet thanë se shëndeti i tij është tashmë i stabilizuar. Ngjarja ndodhi në fund të qershorit, por u bë e ditur vetëm tani. Policia e konsideron këtë “një rast fatkeqësie me fund të lumtur”, që për fat nuk pati pasoja më të rënda. Kur bëhet fjalë për një jetë të shëndetshme, çdo hap ka rëndësi. Herën tjetër që do të përballeni me zgjedhjen për të marrë ashensorin ose shkallët, zgjidhni këtë të fundit. Do të djegë disa kalori shtesë, do të forcojë muskujt e këmbëve dhe do t’ju japë një nxitje të shpejtë të energjisë.