Si funksionon truri i një kampioni? Kjo pyetje është bërë edhe në Kinë, aq sa ata u përpoqën të marrin të dhënat e trurit të Jannik Sinner-it e shumë yjeve të tjerë ndërkombëtarë të sportit. Kjo pyetje u shkrua nga gazetari amerikan Pablo Torre, i cili, në një episod të podkastit të tij “Pablo Torre zbulon”, shpjegoi si qeveria kineze kishte shkelur sistemet e sigurisë së serverit FocusCam, një teknologji biofeedback e përdorur nga shumë atletë për të stërvitur mendjen dhe përqendrimin e tyre.
Pajisjet të veçanta do t’i ndihmonin atletët të përmirësonin performancën e tyre, por janë gjithashtu tërheqëse për shumë vende si Kina, e cila, duke përfituar nga prodhimi i BrainCo, thuhet se synon të zbulojë modelet e valëve të trurit të kampionëve në mënyrë që t’i përdorë ato për të krijuar studentë super të talentuar dhe për të stërvitur ushtarët e së ardhmes.
Ky thashethem u përsërit edhe nga Riccardo Ceccarelli, një konsulent për Formula Medicine, kompani që bashkëpunon me Sinner-in dhe që e ka ndjekur personalisht atë në disa turne, duke pretenduar se të interesuarit në këtë pikë nuk janë vetëm numri 2 në renditjen e ATP-së, por edhe polakja Iga Swiatek, skiatorja Mikaela Shiffrin e piloti i Formulës 1, Charles Leclerc. Një skenar i tillë hedh dyshime të konsiderueshme jo vetëm mbi të ardhmen e sportit, por edhe të botës në tërësi.