Prezantuesi i njohur i BBC-së Huw Edwards është zyrtarisht në telashe.

Bëhet me dije  nga mediat e huaja se ai dyshohet se i ka paguar një adoleshenteje më shumë se 35,000 £ për foto me përmbajtje intime.

Identiteti i tij u zbulua nga bashkëshortja e tij Vicky Flind në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.

Ajo u shpreh se burri i saj “vuante nga probleme serioze të shëndetit mendor” dhe tani “po merr kujdes në spital”.

Flind tha më tej se sapo burri i saj të ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai do të përgjigjej për akuzat që rëndojnë ndaj tij.