Në rrjetin social Instagram rreth 20 minuta më parë është shfaqur fotografia e të dyshuarit për vrasje masive në Mlladenoc, me emrin Uroš B. Kurir, raporton se autori mund të ketë krijuar këtë adresë teksa ndodhet në arrati.

Ky person, ka postuar edhe në story. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nëse ai krijoi një profil të ri në Instagram nga një vend i panjohur, apo nëse kjo është krijuar nga dikush që e mbështet, ç’ka e bën akoma më shumë tronditëse dhe shokuese.

21-vjeçari qëlloi me kallashnikov në mes të turmës dhe më pas nga një makinë në lëvizje, pa zgjedhur viktimat. Sipas informacioneve të pakonfirmuara mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Në foton në Instagram, është publikuar një mesazh rrëqethës, i shoqëruar me muzikë nga filmi “South Wind”:

‘Na keca prangijam’- shkruhet, që do të thotë ‘do të të gëlltis’, duke u shoqëruar me një shenjë grushti.

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth.