Presidenti i Uruguait Luis Lacaille Pou shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Montevideo për shkak të mungesës së ujit. Po ashtu, mungesa e ujit ka shkaktuar marrjen e masave emergjente si psh. heqjen e TVSH për ujin e ambalazhuar dhe ndërtimin e një rezervuari të ri dhe një sistem uji për qytetin prej 1.3 milionë banorësh.

Vendi i Amerikës Latine po përjeton thatësirën më të keqe në 74 vitet e fundit, e cila ka çuar në shterimin e rezervuarit kryesor që furnizon kryeqytetin. Problemi u përkeqësua në maj, kur u zbuluan mungesat e para.

Ndërtimi i një ujësjellësi të ri nisi dje të martën dhe do të zgjasë maksimumi 30 ditë, siguroi kreu i shtetit.

Furnizimi me ujë është i garantuar në spitale, azile dhe qendra të kujdesit për të miturit. Qeveria njoftoi gjithashtu se dy litra ujë në ditë do të shpërndahen pa pagesë për rreth 21,000 përfitues të programit të mirëqenies.