Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Prenestinos në Romë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke u ndjerë në disa lagje të kryeqytetit italian.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00, kur një depo gazi pësoi një defekt të rëndë. Sipas të dhënave paraprake nga zjarrfikësit, dyshohet se shkëputja e një pompe nga një rezervuar furnizimi ishte shkaku që solli shpërthimin. Pas ngjarjes, një shtëllungë e dendur tymi u ngrit në ajër dhe u pa nga zona të shumta të qytetit.
Bilanci i deritanishëm i të plagosurve është nëntë persona tetë efektivë të policisë dhe një zjarrfikës të cilët kanë marrë dëmtime gjatë përpjekjeve për të siguruar zonën dhe për të reaguar ndaj emergjencës.
Autoritetet italiane kanë izoluar perimetrin dhe po hetojnë shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës ndodhen ende në vendngjarje. Paniku ka qenë i ndjeshëm në lagje, por për fat të mirë nuk raportohet për viktima në radhët e civilëve.
#breaking
— News Extra24 (@24NewsExtra) July 4, 2025
Massive gas station explosion in Rome, Italy.
Several injured, 3 severely burned, after a blast at a petrol & LPG distributor in Via dei Gordiani. The explosion was heard across the city. https://t.co/sy3cdDf3vI pic.twitter.com/jbuls4W0hN
