Vladimir Tkachuk, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse Uraldronzavod, e njohur për prodhimin e dronëve ushtarakë Upyr, ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit të automjetit me të cilin udhëtonte pranë qytetit të Jekaterinburgut.

Sipas Shërbimeve të Emergjencës ruse, të cituara nga agjencia shtetërore TASS, Tkachuk ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike, ndërsa mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e shpërthimit dhe nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një atentat të organizuar apo për një incident të natyrës tjetër.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.