Të paktën një person është plagosur pasi një automjet shpërtheu në flakë në një rrugë kryesore në lagjen Yad Eliyahu të Tel Avivit. Mediat izraelite raportojnë se i plagosuri është një 46-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një aksident, defekt teknik apo ndonjë akt të qëllimshëm.