Një zjarr shpërtheu në rafinerinë Lanaz në Erbil, pasi objekti u godit nga një dron.

Rafineria, e ndërtuar në vitin 2008, ndodhet në kryeqytetin dhe qytetin më të populluar të rajonit të Kurdistanit të Irakut. Autoritetet lokale thanë se operacionet janë ndaluar derisa të vlerësohet shkalla e dëmit të shkaktuar nga incidenti.

Rajoni ka qenë shënjestër e sulmeve iraniane që nga shpërthimi i përplasjes dhe aty ndodhet edhe një bazë ushtarake amerikane. Më herët këtë javë, forcat britanike njoftuan se kishin rrëzuar dy dronë iranianë që fluturonin mbi Erbil.

Në një zhvillim tjetër, Grupi palestinez Hamasi ka bërë thirrje ndaj Iran që të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje dhe të respektojë normat ndërkombëtare. Ky qëndrim tregon një qasje më të matur nga Hamasi, për të parandaluar përhapjen e konfliktit jashtë kufijve të drejtpërdrejtë dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.