Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar. 

Bëhet me dije nga burimet për mediat se kanë mbetur të vdekur 20 besimtarë dhe 96 persona të plagosur.

Një përfaqësues i spitalit Lady Reading tha se disa janë në gjendje kritike.

Shpërthimi ndodhi në një xhami ku një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për t’u lutur, tregoi zyrtari i policisë Sikandar Khan.

“Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe shumë njerëz besohet se janë shtypur ,” shtoi Khan.

Një foto e publikuar në mediat lokale tregon njerëz të mbledhur rreth një muri të shembur të xhamisë.