Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë fishekzjarrësh në qytetin Niğde, në zonën e Kemerhisarit në Turqi.

Sipas mediave vendase, si pasojë e ngjarjes një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar në ambientet e fabrikës.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.