Një shpërthim i ndodhur në një hidrocentral të vjetër në jug të Zvicrës ka shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve.
Ngjarja u regjistrua në një hidrocentral në fshatin Piota, në kantonin e Ticinos, ku pas shpërthimit shpërtheu edhe një zjarr. Dy punëtorët pësuan plagë të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundën të mbijetonin.
Një prej viktimave ishte një 55-vjeçar me shtetësi zvicerane, ndërsa identiteti i punëtorit tjetër nuk është bërë ende i ditur.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekt. Në momentin e ngjarjes, hidrocentrali ishte duke iu nënshtruar punimeve të rinovimit.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.
