_90272932_mediaitem90272558Së paku 125 persona kanë mbetur të vrarë dhe 150 të tjerë të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Bagdad. Sulmi në Bagdad u mor përsipër nga militantët e Shtetit Islamik ISIS.


Sipas policisë irakiane një makinë-bombë shpërtheu mbrëmjen vonë në zonën e Karadës, pranë një restoranti dhe një qendre tregtare. Zona ishte e mbushur plot me njerëz, që po darkonin jashtë pas perëndimit, si pjesë e riteve të muajit të Ramazanit.


Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi është ndeshur me turmën e revoltuar kur shkoi për të parë skenën e shpërthimit.


Mediat e huaja raportojnë se një tjetër bombë shpërtheu në mesnatë, në një zonë kryesitë me shiitë, në veri të Bagdadit, duke shkaktuar 5 të vdekur.


3 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)