Rreth 18 mijë lopë u vranë nga shpërthimi i madh në fermën e qumështit në Teksas. Mediat e huaja raportojnë se pas zjarrit në fermë një prej puntorëve është në gjendje kritike.

Autoritetet besojnë se makineritë që ndodheshin në fermë mund të kenë ndezur gaz metan. Policia e Qarkut Castro tha se ata kishin marrë një raport për një zjarr në fermë rreth orës 19:21 të së hënës (00:21 GMT të martën). 

“Ndoshta kjo makineri është mbinxehur dhe ndoshta metani dhe gjëra të tilla u ndezën dhe u përhapën dhe shpërthyen,”- thanë autoritetet.

Sipas Institutit të Mirëqenies së Kafshëve, incidenti është zjarri më vdekjeprurës që përfshin lopë në gati një dekadë. Një deklaratë e dhënë nga Shoqata e Qumështorëve të Teksasit në emër të industrisë së qumështit shprehu ngushëllime për incidentin.

Gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë SHBA midis 2018 dhe 2021.