Një cunami ka ndodhur në ishullin Stromboli, Itali duke shkaktuar një valë rreth një metër e gjysmë të lartë.

Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit në Sciara del Fuoco. Në ishull pati alarme por sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Aktiviteti ka nisur një rrjedhje të vogël llave që ka dalë nga zona veriore e kraterit të vullkanit dhe ka shkaktuar shembjen e një pjese të vogël. Në të njëjtën kohë, një seri rrjedhash piroklastike u formuan përgjatë vullkanitt Sciara del Fuoco të cilat prekën sipërfaqen e detit me shpejtësi të madhe. Zona e kraterit gjeneroi gjithashtu aktivitet intensiv shpërthyes, duke shkaktuar një re tymi të zi që ishte gjithashtu i dukshëm nga ishujt e afërt.

Në Stromboli nuk u ndje tërmeti që goditi Ishujt Aeolian (një nga ishujt e paktë) por pasdite krateri u “zgjua” me një aktivitet intensiv që shkaktoi edhe shembjen e një pjese të kreshtës.