Dita e sotme shënon një ditë historike e rëndësishme pasi disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë kanë bashkuar forcat për të eleminuar mërkurin nga pajisjet mjekësore. Shqipëria, Burkina Faso, India, Mali i Zi dhe Uganda janë bërë bashkë për të trajtuar ndotjen kimike.

Këto kombe kanë zbuluar projektin me vlerë 134 milionë dollarëshe për eleminimin e mërkurit nga pajisjet e ndryshme mjekësore.

Termometrat mjekësorë dhe pajisjet të cilat matin presionin e gjakut janë ato pajisje të cilat përdoren gjerësisht për kujdesin shëndetësor. Ndërkohë ato pajisje të cilat përmbajnë mërkur dhe janë të paprekura janë të padëmshme.

Por thyerja e një termometri është diçka e zakonshme dhe derdhja e mërkurit në një ambient ku avullon dhe punonjësit e kujdesit shëndetsor janë më të ekspozuara bashkë me pacientët ndaj tymrave të dëmshëm të këtij kimikati.

Thithja shkakton dëmtim të mushkërive, veshkave dhe sistemit nervor.

Disa termometra dixhitalë mund të jenë deri në një të tretën më të lirë se homologët e tyre me mërkur kur merret parasysh i gjithë cikli i jetës së të dy instrumenteve, duke ruajtur të njëjtin nivel të saktësisë klinike.

Ky projekt synon të eleminojë përdorimin e termometrave dhe pajisjeve të tjera me përbërje mërkuri për të përmirësuar jetën ë 1.8 milionë njerëzve.