Lufta përballë një kundërshtari si Rusia është shumë e vështirë dhe ukrainasit po vlerësojnë të gjitha mundësitë e tyre.

Një mjet që ata kanë përdorur më së shumti është avioni pa pilot “Bayraktar TB2”, që po përdoren kundër ushtrisë ruse.

Arsyeja se pse ukrainasit e ndjenë nevojën për të nderuar në këtë mënyrë këta avionë buron nga efektiviteti i tyre, pasi sipas informacioneve, falë Bayraktarit, forcat ukrainase u kanë dhënë goditje të rënda rusëve.

Kënga është postuar në rrjetet sociale nga ushtria ukrainase. Ritmi i tij është gazmor, ndërsa një zë mashkullor rrëfen kronikën e deritanishme të luftës me sytë e ukrainasve. “Pushtuesit kanë mbërritur në Ukrainë, uniformat e reja, hierarkia ushtarake. Por pajisjet e tyre u copëtuan”, thuhet në videon e postuar.