Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se administrata e Trump do të dërgojë të dërguar të posaçëm për të zhvilluar bisedime me Iranin, në një përpjekje për të vlerësuar mundësitë për përparim diplomatik.

Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Pakistanit për të “dëgjuar palën iraniane”, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance mbetet në gatishmëri për t’u përfshirë nëse do të konsiderohet e nevojshme.

Sipas saj, SHBA ka vënë re “disa shenja progresi” nga ana e Iranit në ditët e fundit, çka ka ndikuar në vendimin për të vijuar kontaktet. Gjithashtu, Leavitt shprehu vlerësim për bashkëpunimin mes Izrael dhe Liban për vazhdimin e bisedimeve mbi armëpushimin.