Alarmi mbi përhapjen e hantavirusit shtohet çdo ditë, pavarësisht thirrjes së OBSH se nuk ka vend për panik.
Një 25-vjeçar nga Kalabria në Itali thuhet se po shfaq simptoma të hantavirusit dhe është gati të transferohet në spitalin e sëmundjeve infektive. Sipas informacioneve, i riu ishte në një fluturim që udhëtonte me një grua nga Afrika e Jugut, e cila më vonë vdiq.
Sipas agjencisë, i riu, i cili ishte tashmë në karantinë, do të dërgohet në spital sot dhe do t’i nënshtrohet testit për të përcaktuar nëse është pozitiv për virusin.
