Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një forme kanceri të lëkurës, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i tij.
Mediat e huaja shkruajnë se nuk është e specifikuar saktësisht kur është kryer procedura, por disa pamje nga fundi i muajit gusht e tregon atë duke dalë nga një kishë në Delaware me një plagë të dukshme dhe të freskët në pjesën e kokës.
Zëdhënësi i tij bëri me dije se Biden është në proces shërimi dhe po rikuperohet mirë. Bëhet fjalë për një operacion të njohur si Mohs, i cili konsiston në heqjen e një shtrese të hollë indi, ekzaminimin e saj në mënyrë mikroskopike për të përcaktuar nëse ka ende qeliza kancerogjene, dhe përsëritjen e procedurës nëse nevojitet.
Në vitin 2023, Joe Biden, tashmë 82 vjeç, kishte hequr një karcinomë bazale – një nga format më të shpeshta të kancerit të lëkurës – nga zona e gjoksit.
Mjeku i tij në atë kohë konfirmoi se të gjitha qelizat kancerogjene ishin eliminuar. Po atë vit, bashkëshortja e tij, Jill Biden, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të larguar dy karcinoma bazale, njëra afër syrit dhe tjetra në zonën e gjoksit.