Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm më bombë, të planifikuar për koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro.
Policia e Shtetit të Rio de Janeiros, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, tha se të dyshuarit kishin rekrutuar pjesëmarrës për të kryer sulme duke përdorur eksplozivë të improvizuar dhe plani kishte për qëllim të fitonte famë në mediat sociale.
Personi përgjegjës për planin u arrestua dhe një adoleshent u arrestuan dje, postoi policia në një deklaratë në X.
Zyrtarët thanë se një turmë prej më shumë se dy milionë njerëzish u mblodhën për koncertin, pjesëmarrja në të cilin ishte falas.
Artistja deklaroi se u desh kaq shumë kohë për t’u rikthyer sepse po “shërohej” e “po bëhej më e fortë”.
Sensacioni i popit anuloi shumë nga shfaqjet e saj në vitet 2017 e 2018 për shkak të fibromialgjisë, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje kronike e përhapur në të gjithë trupin e nga një përgjigje e mbindjeshme e dhimbjes kundrejt presionit

