Kryeministrja e Itali, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”.

Në reagimin e saj, Meloni hodhi poshtë pretendimet se popullariteti i saj lidhet me marrëdhënien me Trumpin, duke theksuar se mbështetja që gëzon në Itali vjen nga mbrojtja e interesave kombëtare.

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, deklaroi ajo.

Duke komentuar edhe çështjen e përdorimit të bazave ushtarake amerikane në Itali, Meloni theksoi se ato funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të respektuara nga të dyja palët dhe se këto marrëveshje nuk mund të shkelen.

“Italia mbetet një shtet sovran”, u shpreh kryeministrja italiane.

Në fund të reagimit të saj, Meloni i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Trumpit: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.

Deklaratat e saj erdhën pasi Trump pretendoi se Meloni kishte kërkuar vazhdimisht fotografi me të gjatë samitit të G7 dhe e akuzoi atë për mosmbështetje ndaj SHBA-së në çështje që lidhen me Iranin dhe përdorimin e bazave ushtarake italiane.