Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Cagliari, Itali, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten në kokë dhe më pas vëllain e tij. 47-vjeçarja është në gjendje të rëndë, ndërkohë 42-vjeçari ka ndërruar jetë.

Pasi ka kryer aktin tragjik, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në polici.  Ai është një burrë 39-vjeçar dhe pronar i ligjshëm i armëve të zjarrit.

Si ndodhi ngjarja tragjike:

Ishte ora 5:45 e mëngjesit kur qendra e operacioneve të Kompanisë së Karabinierëve në Quartu Sant’Elena, një qytet pak jashtë kryeqytetit të Sardenjës, u kontaktua nga shërbimi mjekësor i urgjencës 118. Në këto momente, ato mësuan për plagosjen e një gruaje në një shtëpi.

Siç raportuan operatorët, viktima ishte goditur në kokë nga një plumb. Sulmuesi më pas iku nga vendi i ngjarjes me një makinë. Gruaja pësoi lëndime të rënda në kokë. Ajo u trajtua dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Brotzu.

Vetëm 25 minuta më vonë, në orën 6:10 të mëngjesit, një tjetër telefonatë emergjente erdhi nga 118 për një reagim emergjent në Margine Rosso, në komunën e Quartu Sant’Elena, për një person tjetër të goditur nga një armë zjarri. Këtë herë, një burrë 42-vjeçar u qëllua dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autori i dyshuar dorëzohet vetë menjëherë pasi qëlloi gruan dhe vëllain e tij:

Në orën 6:15 të mëngjesit, një burrë 39-vjeçar nga Cagliari, pronar i ligjshëm i armëve të zjarrit, u paraqit spontanisht në kazermat e Karabinierëve. Ai deklaroi se sapo kishte qëlluar gruan dhe vëllain e tij. Sipas hetimeve fillestare, motivi për aktin u gjet në konflikte të forta të brendshme brenda familjes.

Ai tashmë është arrestuar dhe është vënë në dispozicionin e Autoriteteve Gjyqësore. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, për të rindërtuar me saktësi të gjithë dinamikën e asaj që duket të jetë një vrasje dhe tentativë për vrasjen e një gruaje.