Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka ndjekur në kohë reale operacionin e ushtrisë amerikane për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida.
Në një intervistë për Fox News, Trump tregoi se operacioni u monitorua në një dhomë të veçantë, në prani të gjeneralëve më të lartë amerikanë. “Ushtria më tha se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që mund të kryejë një manovër të tillë. Unë e pashë gjithçka drejtpërdrejt, sikur po shikoja një shfaqje televizive,” tha ai.
Trump theksoi se veprimet e forcave amerikane ishin jashtëzakonisht të shpejta, duke thyer dyer çeliku të fortifikuara dhe duke vepruar brenda pak sekondash. Ai shtoi se SHBA kishte në gatishmëri një flotë të madhe mjeteve ajrore, përfshirë helikopterë dhe avionë luftarakë, ndërsa operacioni u ndoq hap pas hapi nga autoritetet ushtarake për të siguruar suksesin e tij.
