Historia e vrasjes së një 40-vjeçari e raportuar nga mediat greke, ngjan me një skenat filmi horror. Thanasis Kotlis nga Greqia u gjet i vdekur poshtë banesës së pallatit ku banonte në Nikosia.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka përfunduar në prangat e policisë një 38-vjeçar, shoku i tij i dhomës.
Ndërkohë Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në shtëpi pasi kishte harruar gjërat e tij. Sipas banorëve të pallatit, ata kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta.
Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat.