Në Malin e Zi  kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa janë publikuar edhe rezultatet e para.

Sipas projeksioneve të publikuara nga mediat në Malin e Zi, Lëvizja Evropa Tani ka fituar 25.5 për qind të votave. Ky rezultat bazohet në 60.5 për qind të kampionit të përpunuar.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) ka fituar 23.2 për qind, “Për të ardhmen e Malit të Zi” 15.5, koalicioni “Hrabro se broji” Demokratët dhe GP URA  e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.5 për qind.

Partia boshnjake ka shtatë për qind, SNP dhe Demos 3.5 për qind.