Një ngjarje tragjike ka tronditur Firencen të dielën pasdite. Çifti i njohur i tregtarëve të antikiteteve, Franco Giorgi (74 vjeç) dhe bashkëshorten e tij, Gianna Di Nardo (68 vjeç), u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Via Giampaolo Orsini. Zbulimi i rëndë u bë nga djali i çiftit, i cili, sapo hyri në shtëpi, hasi në trupat e pajetë të prindërve të tij.

Nga hetimet e para, janë gjetur gjurmë të shumta gjaku në disa ambiente të shtëpisë, duke sugjeruar se mund të ketë pasur një episod të zgjatur dhune. Lëndimet në trupat e viktimave janë në përputhje me përdorimin e një arme prerëse, megjithatë arma nuk është gjetur ende.

Alarmi u dha rreth orës 14:30, kur djali kërkoi ndihmë, dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetët e të moshuarve.

Autoritetet mjeko-ligjore dhe karabinierët nisën menjëherë hetimet dhe rrethuan zonën për të mundësuar ekzaminimet e nevojshme. Hetuesit po shqyrtojnë disa mundësi, përfshirë krimin e dyfishtë dhe mundësinë e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja.

Banorët e lagjes janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa hetuesit janë duke punuar për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të identifikuar armën që u përdor në këtë krim të rëndë.