Një tornado ka prekur ditën e sotme  zonën e Modicas në Siçili, duke shkaktuar një viktimë.

Mediat vendase kanë bërë me dije se viktima  është pronari i një kafeneje në fshat. Në momentin që kishte filluar stuhia 53-vjeçari ishte larguar nga shtëpia pikërisht.

Stuhia e zuri 53-vjeçarin në rrugë dhe e kishte të pamundur të shpëtonte, teksa e ka përplasur atë me dhunë në tokë, duke I shkaktuar kështu edhe vdekjen.

 Burrin e zuri vorbulla e plotë dhe nuk kishte mundësi shpëtimi. Vorbulla e përplasi me dhunë në tokë.

Stuhia që shkatërroi zonat rurale me epiqendër midis Frigintinit dhe rretheve Bosco, Serrameta, Sant’Elena shkaktoi dhe shumë dëme të mëdha. Shumë banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike dhe lidhja e internetit është shkëputur.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në zonat e prekura nga tornadoja./Gazeta Shqip