Erika Kirk, bashkëshortja e ndjerë e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, është vënë në qendër të polemikave pas një gjesti me dorë që bëri gjatë funeralit të tij në Arizona. Teksa qëndronte në skenë pranë presidentit Donald Trump, ajo ngriti dorën me gishtin tregues, të voglin dhe gishtin e madh të shtrirë një lëvizje që shumë e lidhën me të ashtuquajturin “simbol të brirëve të djallit”.

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë aluduan se gjesti kishte konotacione satanike. “Çfarë po ndodh? Erika Kirk duke bërë një simbol satanik në fund të funeralit të Charlie-t?!”, shkruante një komentues në platformën X.

Por shumë të tjerë u hodhën në mbrojtje të saj, duke sqaruar se gjesti i bërë nga Erika është, në fakt, një simbol i njohur në gjuhën e shenjave amerikane (ASL) që do të thotë “Të dua” një mënyrë për të shprehur dashuri dhe përkrahje. “Injoranca është arsyeja pse njerëzit sajojnë teori konspirative. Mësojeni gjuhën e shenjave para se të akuzoni dikë për satanizëm,” shkruante një tjetër.

Në të njëjtën ceremoni përkujtimore, Erika bëri një tjetër veprim të papritur që u komentua gjerësisht: ajo falur publikisht vrasësin e dyshuar të bashkëshortit të saj, Tyler Robinson. “Zemra ime është e thyer, por zgjedh të fal”, tha ajo me zërin që i dridhej.

Megjithatë, polemikat nuk u ndalën me kaq. Pjesa më e madhe e kritikëve në rrjet theksuan faktin që gjesti i saj u bë pikërisht në momentin kur ajo qëndronte pranë një figure si Donald Trump, çka për disa përforcoi dyshimet për një “mesazh të fshehur”.

Pavarësisht akuzave dhe teorive të çuditshme, shumë përdorues të tjerë e konsideruan reagimin publik të ekzagjeruar dhe të papërshtatshëm për një grua që sapo kishte humbur bashkëshortin. Tifozët e Erika Kirk i kujtuan opinionit publik se dhimbja nuk është vend për teori konspirative./Dailymail