Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak sinjaleve të zakonshme që vijnë kur përplasen vrimat e zeza.
Kjo valë gravitacionale, e quajtur GW190521, bëri që shumë studiues të mendonin se ndoshta nuk kishte ndodhur në universin tonë.
Sipas një grupi shkencëtarësh kinezë, ky sinjal mund të jetë dërguar nga një univers tjetër përmes një “vrime krimbi” një lloj tuneli hapësinor që lidh dy vende shumë të largëta, ose edhe dy universe të ndryshme.
Ata thonë se, nëse dy vrima të zeza janë përplasur aq fort sa të krijonin për pak sekonda një tunel të tillë, sinjali mund të ketë kaluar prej andej e të ketë mbërritur në Tokë.
Edhe pse ka ende shumë dyshime, kjo teori nuk mund të përjashtohet plotësisht, dhe nëse del e vërtetë, do të ishte një provë se ekzistojnë universe të tjerë përtej këtij ku jetojmë ne një zbulim që do të ndryshonte përfundimisht mënyrën si e kuptojmë botën dhe vetë realitetin.